Prej vitesh, Manchester United është kritikuar për shpenzimet e mëdha në merkato dhe kontratat e majme të dhëna lojtarëve që shpesh nuk e justifikojnë koston.
Fatura e pagave në “Old Trafford” tregon qartë pabarazitë mes yjeve kryesorë dhe talenteve të rinj të klubit.
Nën drejtimin e Ruben Amorim, disa lojtarë vazhdojnë të përfitojnë paga astronomike, ndërsa të rinjtë premtues marrin vetëm një pjesë të vogël të kësaj shume.
Lojtarët me pagat më të ulëta
Ayden Heaven - 4,000 paundë në javë
Toby Collyer - 4,000 paundë në javë
Harry Amass - 5,000 paundë në javë
Tyler Fredricson - 5,000 paundë në javë
Chido Obi - 15,000 paundë në javë
Lojtarët me pagat më të larta
Casemiro - 350,000 paundë në javë
Bruno Fernandes - 300,000 paundë në javë
Marcus Rashford - 300,000 pundë në javë (aktualisht i huazuar te Barcelona)
Jadon Sancho - 250,000 paundë në javë
Mason Mount - 250,000 paundë në javë
Ky hendek i madh financiar mes lojtarëve tregon sfidat e brendshme të United-it dhe pasojat e kontratave të gjata e të kushtueshme, të cilat jo gjithmonë reflektojnë performancën në fushë.