Skënder Ramadanin shpesh e quanin Beckenbaueri i Ferizajt, një krahasim i madh, pasi Franz Beckenbauer ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit botëror.
Ky epitet iu dha jo rastësisht: Luante me elegancë, qetësi por shpesh me agresivitetin tipik te tolerueshëm dhe vizion, ashtu si gjermani i famshëm.
Ishte lider në fushë dhe jashtë saj, duke mbajtur shpesh edhe shiritin e kapitenit të KF Borci i Ferizajt (sot KF Ferizaj).
Shërbente shtyllën e mbrojtjes, por njëkohësisht dinte të ndërtonte lojën nga prapa, një cilësi e rrallë për kohën.
Nëpër media kohëve të fundit, për të janë thënë fjalë miradije si: Një futbollist i madh dhe një personalitet i jashtëzakonshëm.
Beckenbaueri i Ferizajt që la gjurmë të pashlyeshme në futbollin e Kosovës.
Sportist shembullor, intelektual i respektuar dhe një ndër ekonomistët e parë ferizajas.