Mënyra si feston Palmer golat e tij, ishte në proces për tu kthyer në një markë tregtare, por kantina franceze “Chateau Palmer” nuk ka qenë dakord.
Kjo është arsyeja që ka shtyrë yllin e Çelsit të nisë një betejë ligjore me kantinën franceze, e cila shet një shire verë për 750 paund.
Vitin e kaluar, Palmer tentoi të regjistronte si markë tregtare mënyrën si festonte ashtu si edhe emrin “Cold Palmer”, me shpresën për ta përdorur atë për të shitur një numër produktesh të ndryshme si rroba, alkool, ushqim, lodra, artikuj tualeti, brisk rroje dhe pije dietike.
Por përpjekjet e Palmer për të realizuar këtë qëllim janë sfiduar nga një kantinë në jugperëndim të Francës.
Chateau Palmer, e cila ndodhet në rajonin Margaux në Bordo, beson se një markë tregtare me këtë emër do të përbënte një kërcënim për imazhin e tyre. Fakti se Cole Palmer kur ka kërkuar markën tregtare ka shprehur dëshirën për të shitur edhe pije alkoolike ka bërë që të përfundojë në gjyq me Chateau Palmer..