Noah Okafor është zyrtarisht lojtari i ri i Lids.
“AC Milan njofton transferimin e përhershëm të lojtarit Noah Okafor te Lids Junajtid FC.
Klubi falënderon Noah për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij që ka demonstruar gjithmonë, dhe i uron atij çdo sukses në karrierën e tij personale dhe profesionale.”
Djajtë gjithashtu donin të thoshin lamtumirë në rrjetet sociale, siç bëjnë me të gjithë lojtarët që janë larguar nga klubi: “Një hero i minutës së fundit në shumë raste. Faleminderit, Noah.”