Aulon Shabani këtë sezon do ta vesh fanellën e Lirisë.
Mbrojtësi 21-vjeçar është huazuar nga Llapi te skuadra prizrenase.
Ai shkëlqeu sezonin e kaluar me fanellën e Vëllaznimit në Ligën e Parë.
”Mirë se vjen, Aulon Shabani! Mbrojtësi i talentuar i bashkohet FC Liria nga FC Llapi në formë huazimi.
Me forcën dhe përkushtimin e tij në mbrojtje, besojmë se do të jap kontribut të madh për skuadrën tonë.”, thuhet në njoftimin e Lirisë.