Bastoni: Chivu më i ashpër se Inzaghi

- Bota Sot

Bastoni: Chivu më i ashpër se Inzaghi

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, ka komentuar për herë të parë ndryshimet në skuadër pas largimit të Simone Inzaghit drejt Arabisë Saudite dhe ardhjes në stol të Cristian Chivut.

Në një intervistë për “Sky Sport”, ai foli për metodologjinë dhe stilin e punës së trajnerit të ri.

“Në metodologjinë e stërvitjes është shumë më i ashpër, punon shumë mbi intensitetin. Është më vertikal, kërkon të shkohet menjëherë te sulmuesit”, tha Bastoni.

Megjithatë, ai theksoi se pavarësisht ndryshimeve taktike, Chivu e ka befasuar në aspektin njerëzor.

“Na duhen edhe disa ditë për të për të kuptuar filozofinë e tij, por në nivelin njerëzor Chivu ka qenë një surprizë e madhe. Nuk ka asnjë dyshim për këtë”, theksoi Bastoni.

Deklarata e Bastonit konfirmon energjinë e re që po përjeton skuadra zikaltër nën drejtimin e trajnerit rumun.



Lexoni të gjitha në Bota Sot