Toni Kroos i tërheq veshin ish-klubit

- Bota Sot

Toni Kroos i tërheq veshin ish-klubit

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për mangësitë e merkatos, duke theksuar se Bayern duhej të blinte francezin para se ky i fundit të largohej nga Europa.

Millot u transferua nga Stuttgart tek Al-Ahli në Arabinë Saudite për 28 mln euro. 23-vjeçari kishte interesin e disa klubeve europiane, por zgjodhi paratë.

“Bayern duhej ta blinte.

Pse e la të largohej? Ai është lojtar i klasit botëror. Nejse, të presim dy vite sa të mbushë xhepat dhe pastaj shohim”, ka deklaruar Kroos.



Lexoni të gjitha në Bota Sot