Publikohen formacionet zyrtare të Jagiellonia - Dinamo

- Bota Sot

Publikohen formacionet zyrtare të Jagiellonia - Dinamo

Dinamo luan sot në transfertë përballë Jagiellonias ndeshjen e parë në fazën play-off të Ligës së Konferencës, ku blutë kryeqytetas janë kualifikuar për herë të parë në historinë e tyre.

Trajneri Ilir Daja kishte punë për të bërë gjatë javës pas kualifikimit përballë Hajduk Split, pasi fillimisht i është dashur që të gjejë një zëvendësues për Zabërgjën e larguar drejt Ukrainës.

Më pas, atij i është dashur të zgjidhë si gjithmonë problemet në qendër të mbrojtjes, ku kryeqytetasit kanë improvizuar edhe këtë radhë me dyshen Aliji-Meksi.

FORMACIONET ZYRTARE

JAGIELLONIA: Abramovicz; Uojtuszek, Bernardo Vital, Kobajashi, Udovik; Pozo, Romanczuk, Flaç; Pietuszevski, Pululu, Imaz

Trajner: Adrian Siemieniec

DINAMO: Teqja; Loran; Aliji, Meksi, Tiago Nani; Karamba, L. Vila, Beqja; B. Berisha, Bregu, Berisha

Trajner: Ilir Daja



Lexoni të gjitha në Bota Sot