Në Itali zbulojnë gjendjen e Alen Sherrit

- Bota Sot

Në Itali zbulojnë gjendjen e Alen Sherrit

Portieri Alen Sherri i është nënshtruar sot një operacioni, pas dëmtimit serioz që pësoi gjatë sfidës së Kupës së Italisë kundër Monzës.

Pas një përplasje aksidentale me një bashkëlojtar, ai pësoi fraktura të shumta në fytyrë dhe u detyrua të largohej nga fusha i gjakosur, duke u dërguar menjëherë në spital ku kaloi natën.

Pas vlerësimeve të bëra nga mjekët specialistë, është konstatuar se ndërhyrja kirurgjikale ishte e domosdoshme. Sherri iu nënshtrua operacionit për të rregulluar dëmtimet në zonën e mollëzave dhe kockës së hundës.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit të Frosinone, rikuperimi i tij pritet të zgjasë rreth dy muaj, nëse procesi i riaftësimit shkon sipas parashikimeve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot