Struga Trim Lum largon tre lojtarë

- Bota Sot

Struga Trim Lum largon tre lojtarë

Mbrojtësi Kire Ristevski, mesfushori Ferat Sela dhe sulmuesi Vebi Islami nuk do të jenë pjesë e Struga Trim Lum në sezonin e ri. 

Të tretë janë huazuar te klubet nga Liga e Parë dhe e Dytë e Maqedonisë së Veriut.

Mbrojtësi Kire Ristevski është huazuar te skuadra Makedonija GJP për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ndërsa Vebi Islami do të përpiqet të marrë kohë të plotë loje te skuadra e Kozhufit në Ligën e Dytë deri në fund të sezonit, ndërsa 19-vjeçari Ferat Sela shkon në radhët e Skopjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot