Shkëndija e Tetovës me lojë të mirë e ka gjunjëzuar me rezultat 2:1 skuadrën bullgare, Ludogoretsin.
Ndeshja u luajt në stadiumin “Tudor Proevski” në Shkup.
Ishte ndeshja e parë e fazës së play-off-it të Europa League.
Pamje nga ndeshja
Ndeshja e fortë deri në frymën e fundit.
Në minutën e 35-të Liridon Latifi nga gjuajtja e lirë rreth 30 metra shënoi në këndin e epërm të majtë të portës.
Eurogol që rrallë herë shihet në stadiumet evropiane.
Për Shkëndijen shënuan Liridon Latifi (35’) e Besart Ibraimi (60”).
Latifi ka asistuar në golin e Ibraimit.
Për mysafirët realizoi Duarte në minutën e 17-të.
Shkëndija ka epërsi minimale për sfidën e kthimit dhe me një barazim eventual në Bullgari do të shkojë në fazën e grupeve të Europa League.