Drita triumfon, bën hapin e parë drejt fazës së grupeve në Conference League

- Bota Sot

Drita triumfon, bën hapin e parë drejt fazës së grupeve në Conference League

Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilani, ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Differdanges nga Luksemburgu, në ndeshjen e parë të play-off-it të Conference League.

Futbollisti Albert Dabiqaj është trim i ndeshjes duke shënuar dhe nxori edhe penalltinë e fitores. 

Në minutën e 30-të Albert Dabiqaj nga afërsia tundi portën e rivalit.

Në minutën e 65-të Buch nga 20 metra shtang portierin e Dritës, Maloku, duke barazuar rezultatin 1:1. 

Në minutën e 78-të Dabiqaj pengohet në 16-sh, gjyqtari Al – Hakim akordoi penallti.

Besnik Krasniqi nuk gaboi nga penalltia. duke i sjellë fitoren Dritës me rezultat 2:1.

Drita ka rastin historik që të futet në fazën e grupeve, por ka edhe ndeshjen e kthimit në Luksemburg.

Zekirja Ramadani, kryetrajner i Dritës, me ekipin e tij është një hap larg fazës së grupeve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot