Skuadra e Dinamos së Tiranës, fituesi i Kupës së Shqipërisë, sonte nuk e ka pas natën e saj, duke pësuar humbje të thellë në Bialystok të Polonisë.
Jagiellonia ka triumfuar me rezultat 3:0 ndaj dinamovitëve të Ilir Dajës, në ndeshjen e parë të play-off-it të Conference League.
Skuadra polake ka kapital të madh për sfidën e kthimit në Tiranë.
Golat i realizuan Imaz (12‘), Pululu (34’) e Wojtuszek (50’).
Dinamon e pret punë e madhe në Tiranë për të përmbysur këtë rezultat të skuadrës rivale.