Kryetrajneri i Shkëndijës së Tetovës, Jeton Beqiri, në konferencën për shtyp pas ndeshjes së parë (sonte) të play-off-it në Europa League, ndaj me Ludogorets nga Bullgaria, theksoi se fitorja (2:1) ishte e merituar.
"Pamë një Shkëndijë të bukur. Fituam një ndeshje dhe kjo nuk ishte rastësi.
Patëm lëshime në mbrojtje sepse kishim një kundërshtar cilësor kundër nesh.
Sigurisht, ata mbeten favoritë.
Duhet të japim maksimumin tonë në çdo ndeshje, vetëm atëherë shpresojmë për ndeshjen e kthimit.
Nëse luajmë sipas planit, mund të arrijmë në fazën kryesore të Europa League", tha Beqiri.