Ancelotti: Nuk e kisha imagjinuar kurrë që Gattuso do të drejtonte kombëtaren italiane

- Bota Sot

Ancelotti: Nuk e kisha imagjinuar kurrë që Gattuso do të drejtonte kombëtaren italiane

Carlo Ancelotti, që prej disa muajsh është në krye të kombëtares së Brazilit, ka mbetur i befasuar nga zgjedhja që Federata Italiane e Futbollit bëri për të vendosur Gennaro Gattuso në krye të “azzurrëve”.

Ish-trajneri i Milanit nuk mund ta kishte parashikuar të kishte si koleg njërin prej ish-lojtarëve të tij, Gennaro Gattuson.

“Nuk e imagjinova kurrë që Rino mund të bëhej trajner i ekipit kombëtar, por ai meriton të nderojë angazhimin.

Ai ka karakter dhe personalitet, shpresoj ta takoj në Kupën e Botës.

Megjithatë, nuk i prisja vështirësitë që ka hasur Italia”, rrëfeu Ancelotti.

“Është një krizë brezash, nuk kemi sulmues të shkëlqyer si Vieri, Totti, Del Piero, Inzaghi.

Jemi të pozicionuar mirë në mbrojtje dhe mesfushë, por përndryshe kemi vështirësi të prodhojmë talente të vërteta”, shtoi Ancelotti.

 



Lexoni të gjitha në Bota Sot