Harry Maguire thotë se do të ishte “budallallëk” të largohej nga Manchester United pasi zbuloi se trajneri Ruben Amorim shfaqi interes për të. Qendërmbrojtësi 32-vjeçar erdhi nga Leicester në një marrëveshje prej 80 milionë eurosh në vitin 2019, duke nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me një opsion për një sezon tjetër.
United e aktivizoi atë klauzolë sezonin e kaluar dhe ka refuzuar çdo ofertë apo interesim për Maguire, i cili ende nuk ka folur me klubin për të ardhmen e tij përtej këtij sezoni. “Vitin e kaluar klauzola ishte në duart e tyre, kështu që nuk kishte asnjë mundësi për mua atje“, tha Maguire, që shtoi: “Nuk pati bisedime. Thjesht e aktivizuan dhe u zgjat”.
“Këtë vit, natyrisht që jam në fund të vitit. Jam mjaft i sigurt se klubi e ka bërë të ditur këtë verë se nuk mund të largohem nga klubi në asnjë kusht me klubet e tjera që pyesin për gjërat e mia dhe pozicionin tim me kontratën time”, shtoi mbrojtësi anglez.
Më tej, Maguire tha: “Jam i sigurt se gjatë muajve të ardhshëm do të ulemi dhe të bisedojmë se ku duam të shkojmë dhe nëse duan ta zgjasim kontratën. Më pas do të shohim se çdo të ndodhë në janar.
Sigurisht që kam diçka në mendje për atë që dua të bëj dhe çfarë dua të jem”.
“Këtë verë kishte disa klube që ndoshta pyetën ose folën me United dhe mendoj se morën një përgjigje të shpejtë. Jemi në një pozicion të mirë, pozitiv si klub”, tha Maguire.