Jeton Beqiri: Në ndeshjen e kthimit të japim maksimumin

- Bota Sot

Jeton Beqiri: Në ndeshjen e kthimit të japim maksimumin

Shkëndija të enjten e ardhshme do të udhëtoj drejt Razgradit të Bullgarisë për të kërkuar kualifikimin në grupet e Liga Europës.

Pas fitores 2:1 ndaj Ludogoretsit në Shkup, skuadra shqiptare shkon me pozitiiv në Bullgari, teksa Jeton Beqiri thotë se rolin e favoritit sërish e ka ekipi bullgar. 

“Ishte një ndeshje e bukur dhe një fitore e bukur e Shkëndijës, për shkak se u arritë me një lojë pozitive.

Gjithmonë gabimet në futboll ekzistojnë, bëmë disa lëshime në mbrojtje, por duke pasur parasysh se kundër cilit kundërshtarë luajmë edhe gabime dhe pakujdesitë më të vogla, ato kanë mundësi ta dënojnë.

Unë mendoj që ekipi kundërshtar është akoma favorit për këtë dy luftim, por ne do të mundohemi edhe në ndeshjen e kthimit ta japim maksimumin, do të mundohemi që ti kryejmë detyrat, ta respektojmë fanellën, të tregojmë ndeshje të bukur dhe pse jo mos të kualifikohemi”, ka thënë Jeton Beqiri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot