Asllani nuk shkoi tek Bologna pasi kërkonte garanci për vendin e titullarit dhe 2 milionë euro në vit!
Kristjan Asllani nuk shkoi tek Bologna për shkak të kushteve që i kishte vendosur klubit në fjalë.
Sipas ekspertëve të merkatos italiane Interi dhe Bologna kishin rënë dakord për gjithçka por kushtet e vendosura prej mesfushorit bënë që ky transferim të mos finalizohej.
Sipas “SportItalia” Asllani kërkonte nga Bologna një pagë vjetore prej 2 milionë eurosh ndërsa gjithashtu ai i kishte kërkuar trajnerit një vend fiks në formacion.