Rogers i qartë: Jam i lumtur te Aston Villa

- Bota Sot

Rogers i qartë: Jam i lumtur te Aston Villa

Anësori anglez, Morgan Rogers, ka reaguar pas zërave që e lidhin me transferimin e mundshëm te Tottenham Hotspur, sidomos pasi rivalët e tyre, Arsenal, janë pranë transferimit të Ebere Eze nga Crystal Palace.

Rogers, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Aston Villën, ka theksuar se është i përqendruar vetëm te futbolli dhe te ekipi aktual.

“Askush nuk do të mund ta shkruante atë që më ka ndodhur mua në 12 muajt e fundit. Jam i lumtur këtu.

E dua futbollin, nuk ka gjë që më bën më të lumtur sesa të dal në fushë dhe të luaj.

Nuk mendoj për asgjë tjetër,” tha ai për The Times.

Ai shtoi se nuk dëshiron të merret me të ardhmen.

“Nuk mund të parashikoj çfarë do të ndodhë në 12 muajt e ardhshëm. Për mua ka rëndësi vetëm të luaj, të shijoj futbollin dhe t’ua tregoj të gjithëve çfarë mund të bëj”, pohoi Rogers.

Me këtë qëndrim, Rogers duket i vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tij te Aston Villa, pavarësisht interesimit nga klube të tjera të Premier League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot