Slot humb sulmuesin deri në fund të shtatorit

- Bota Sot

Slot humb sulmuesin deri në fund të shtatorit

Trajneri i Liverpullit, Arne Slot, ka zbuluar se Xheremi Frimpong do të jetë jashtë terrenit deri pas pushimit ndërkombëtar të shtatorit. Lojtari doli nga fusha me një problem në kofshë në ndeshjen ndaj Burnemautit, një javë më parë.

Lojtari nuk është rikuperuar dhe Liverpulli do të shkojë në Njukasëll, në ndeshjen e së hënës në mbrëmje, pa sulmuesin holandez.

“Ekipi mjekësor kishte plotësisht të drejtë për Xhereminë kur më tha se duhej ta largoja. Ai do të jetë jashtë deri në fund të pushimit ndërkombëtar.

Mendoj se u kritikova pak që e largova. Stafi mjekësor mendoi se ai kishte një problem në kofshë të pasme.

Vendim i mirë për ta larguar atë, përndryshe mund të kishte qenë jashtë për më gjatë. Presim ta kemi përsëri pas pushimit ndërkombëtar“, deklaroi Slot.



Lexoni të gjitha në Bota Sot