Bojku: Do të jetë një ndeshje e vështirë

- Bota Sot

Bojku: Do të jetë një ndeshje e vështirë

Struga Trim Lum e nisi sezonin me dy fitore rresht dhe dëshiron sot (17.00) të vazhdojë me të njëjtin ritëm kundër Rabotniçkit para spektatorëve të saj, në hapjen e javës së tretë të Ligës së Parë të Maqedonisë së veriut.

Mesfushori i Struga Trim Lum, Besmir Bojku, flet me respekt maksimal për Rabotniçkin, por shpreson se skuadra e tij do të vazhdojë serinë e fitoreve.

"Pas dy fitoreve, atmosfera në ekip është e shkëlqyeshme, kemi punuar shumë gjatë ditëve të fundit dhe kemi analizuar Rabotniçkin.

Nuk duhet ta mashtrojmë veten, ata janë një ekip i shkëlqyeshëm, me disa individë vërtet cilësorë, por edhe ne kemi besim te ekipi ynë dhe duam të fitojmë tre pikët.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, do të japim më të mirën tonë dhe shpresojmë që me ndihmën e publikut do të arrijmë rezultatin e dëshiruar", thotë Besmir Bojku.



Lexoni të gjitha në Bota Sot