Conte: Fitimi i titullit nuk ishte fund cikli

- Bota Sot

Conte: Fitimi i titullit nuk ishte fund cikli

Në prag të ndeshjes së parë të kampionatit kundër Sassuolos, trajneri i Napolit, Antonio Conte, foli për objektivat e sezonit të ri: “Sezonin e kaluar bëmë hapin e parë, këtë që po nis kërkojmë të hedhim të dytin.

Fitimi i titullit nuk ishte fundi i një cikli, por fillimi i një procesi. Skuadra jonë nuk ka qenë kurrë e varur nga një individ i vetëm, por nga forca e grupit. Duke bashkuar shifrat e të gjithëve arritëm të fitonim”.

Trajneri theksoi se ky sezon do të kërkojë rotacion më të madh në formacion: “Duhet t’i kemi të gjithë lojtarët gati. Disa herë do të jenë titullarë, disa herë do ta nisin nga stoli. Meritokracia dhe përkushtimi në stërvitje do të bëjnë diferencën”.

Sa i përket mbrojtësit Beukema, trajneri Conte u shpreh:

Është blerë për karakteristikat e tij, sidomos në ndërtim loje dhe mbrojtje. Do t’i duhet kohë për t’u ambientuar, duhet durim, por mund të na japë shumë”.

Në fund, një mesazh për vazhdimësinë: “Urrejtja për të humbur dhe dëshira për të fituar duhet të mbeten gjithmonë. Napoli historikisht nuk e ka përsëritur veten shpesh, ndaj ne duhet të flasim më pak dhe të bëjmë më shumë. Kampionati do të jetë i balancuar, me shumë skuadra të forta, por ne do të jemi gati”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot