Kryetrajneri Tahir Batatina me Llapin e Podujevës ka presionin për faktin se ndeshjen e dytë radhazi e luan në udhëtim, kësaj radhe në kryeqytet.
Përballja mes Prishtinës dhe Llapit është derbi rajonal.
Prishtina është e trimëruar pas fitores në Klinë me rezultat 3:2 ndaj Dukagjinit, ndërsa Llapi nuk mori më shumë se një pikë (0:0) në Skenderaj në duel me Drenicën.
“Të dielën, topi rrokulliset në "Fadil Vokrri"!
Derbi rajonal: FC Prishtina - KF Llapi
Stadiumi "Fadil Vokrri", Prishtinë
Ora 20:45
Ftojmë tifozët tanë që në numër sa më të madh të mbushin stadiumin dhe ti japin zemër ekipit në këtë ndeshje!”, thuhet në njoftimin e Llapit.