Pelisteri takohet me Shkupin.

- Bota Sot

Pelisteri takohet me Shkupin.

Sot rikthehen emocionet e futbollit në Ligën e Parë të Maqedonisë me ndeshjet e javës së tretë.  Në ora 17:00 do ët zhvillohet takimi i parë, ku takohen Struga Trim Lum dhe Rabotniçki.

- Advertisements -

 

Struganët nga dy ndeshje kanë po aq fitore dhe kërkojnë të vazhdojnë serinë pozitive, ndërsa Rabotniçki ka një barazim dhe në javën e fundit u mund në shtëpi nga Bashkimi.Në orën 20:00 është përballja e dytë, ku Vardari do të takohet me Brerën nga Strumica.

Kampionati vazhdon me një duel të shtunën, ku në ora 17:00 Sileksi është nikoqir i Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa të dielën kemi përballjen e dy ekipeve shqiptare, Shkëndijës dhe Arsimi, në Tetovë.

Java e tretë mbyllet të hënën me dy përballje. Bashkimi kërkon fitoren e parë në Kumanovë, pasi në javën e parë e mbylli me barazim ndaj Arsimit. Kësaj radhe kumanovarët kanë përballë Tikveshin nga Kavadari.

Ndeshja e fundit e javës së tretë është ajo në mes Pelisterit dhe Shkupit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot