Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë –Suedi, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, e cila zhvillohet më datë 8 shtator 2025, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje.
“Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 10 euro, Lindje 20 euro, Perëndim 30 euro dhe VIP 100 euro.
VINI RE!
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.
Pasi t’i zgjidhni biletat, vazhdoni me pagesën online”, njofton FFK.