Guardiola konfirmon 3 mungesa ndaj Tottenhamit

- Bota Sot

Guardiola konfirmon 3 mungesa ndaj Tottenhamit

Në prag të ndeshjes kundër Tottenhamit në “Etihad” (13:30), trajneri Pep Guardiola foli në konferencë për shtyp.

Spanjolli u ndal mbi situatën e lojtarëve të lënduar dhe të ardhmen e disa prej tyre, të konsideruara “teprica”.

Lëndimet: “Rodri dhe Foden munguan në ndeshjen e fundit vetëm për shkak të ritmit dhe stërvitjes.

Nuk ishin gati për 90 minuta kundër Wolves, por për ndeshjen e radhës janë në rregull. Do të mungojnë Kovacic, Gvardiol dhe Savinho”.

Rodri: “Nuk kam dyshime për potencialin dhe cilësinë e tij. Aktualisht është ende lojtari më i mirë në botë”.

Portieri Trafford: “Jam i kënaqur me të. Lojtarët e rinj sjellin gjithmonë energji të reja dhe dëshirë për të luajtur në klubin ku janë rritur.

James bëri mirë, por ishte vetëm ndeshja e parë. Duhet të përmirësohemi kundër Spurs”.

Savinho, Aké dhe Akanji: “Janë lojtarët tanë, do të shohim çfarë do të ndodhë. Mendoj se disa gjëra do të ndodhin…, do të shohim”.

Për kundërshtarët dhe trajnerin e ri të “Spurs”, Thomas Frank: “Është herët për t’i kuptuar ndryshimet, por nuk kam dyshime që Thomas do të bëjë një punë të jashtëzakonshme në një klub kaq të madh, siç bëri te Brentford.

Ai sjell alternativa të tjera në lojë. Të hysh në një klub të ri gjithmonë është sfidë argëtuese, por duhet të presim”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot