Duke folur në një konferencë për shtyp pak më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia po bën gjithçka që mundet për të bllokuar një samit.
“Rusët po bëjnë gjithçka që munden për të penguar takimin”, tha ai.
“Ndryshe nga Rusia, Ukraina nuk ka frikë nga asnjë takim me udhëheqësit”, tha Zelensky.
Nëse Moska nuk tregon ndonjë dëshirë për paqe, ai tha se aleatët e Ukrainës duhet të zbatojnë sanksione të reja ndaj Rusisë.
Sakaq, Rusia ka vazhduar të paraqesë arsye kundër një takimi me Zelenskyyn – të cilat ekspertët besojnë se mund të jenë pjesë e strategjisë më të gjerë të Moskës.