Chelsea shkatërron West Ham-in

- Bota Sot

Chelsea shkatërron West Ham-in

Chelsea zhvilloi një ndeshje të madhe, duke fituar me rezultat të thellë 5>1 ndaj West Ham-it në “London Stadium”.

Një paraqitje e mbushur me intensitet, efikasitet dhe lojë sulmuese që nuk u dha asnjë shans vendasve.

Takimi nisi vrullshëm për skuadrën e David Moyes, që kaloi në avantazh herët me një supergol nga Lucas Paquetá në minutën e 6-të, duke mposhtur Sánchez-in me një goditje të fuqishme nga distanca. Chelsea reagoi menjëherë dhe pas vetëm nëntë minutash barazoi me Joao Pedron, i cili shënoi me kokë pas krosimit të Cucurella-s.

Vetëm pak minuta më vonë, në të 23-tën, Pedro Neto realizoi një perlë të vërtetë duke dërguar topin në trekëndësh dhe duke përmbysur rezultatin. Në minutën e 34-t, ishte radha e Enzo Fernández që vulosi pjesën e parë me golin e tretë pas një asisti perfekt nga Estêvão. West Ham mendoi se kishte ngushtuar diferencën me Niclas Füllkrug, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Chelsea nuk e uli ritmin. Në minutën e 54-t, një gabim i rëndë i portierit Hermansen i dha mundësinë Moises Caicedos të shënonte golin e katërt.

Vetëm katër minuta më pas, Trevoh Chalobah shtoi edhe golin e pestë, duke vulosur një fitore spektakolare për ekipin e Enzo Maresca-s.

Trajneri italian më pas aktivizoi lojtarë si Gittens, Fofana, Reece James dhe Andrey Santos, duke menaxhuar qetësisht avantazhin deri në fund.



Lexoni të gjitha në Bota Sot