Bayerni ‘luan tenis’ me Leipzigun

- Bota Sot

Bayerni ‘luan tenis’ me Leipzigun

Bayern Münih dha një mesazh të qartë për rivalët e Bundesligës duke triumfuar me një fitore të thellë 6:0 ndaj RB Leipzig, në një mbrëmje ku çdo repart i bavarezëve funksionoi në mënyrë perfekte dhe ku Harry Kane shkëlqeu me një “hat-trick” spektakolar.

Sfida nisi me dominimin e qartë të kampionëve në fuqi dhe zhbllokimi erdhi në minutën e 27-të, kur Michael Olise u gjend në vendin e duhur për të përfituar nga një top i kthyer dhe e dërgoi me qetësi në rrjetë.

Vetëm pesë minuta më vonë, Luis Diaz dyfishoi shifrat me një diagonale të saktë, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Gulacsi. Para pushimit, Olise shënoi edhe golin e dytë personal pas një kombinimi me Serge Gnabry-n, duke çuar rezultatin në 3-0.

Në pjesën e dytë, Bayern nuk ndaloi ritmin. Harry Kane u fut në skenë në minutën e 64-t, duke realizuar një ‘perlë’ personale për golin e katërt. Leipzig-u mendoi se u rikthye në lojë kur Nusa shënoi në minutën e 66-të, por goli i tij u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.

Vetëm pak minuta më vonë, Kane trefishoi avantazhin me një goditje të fuqishme nga distanca dhe më pas kompletoi “hat-trick”-un e tij në minutën e 78-të, i shërbyer nga Min-Jae Kim, për të vulosur rezultatin e thellë 6:0.

Një paraqitje e jashtëzakonshme e Bayern, që jo vetëm fiton tri pikë, por dërgon një sinjal të fortë se është gati të dominojë sërish në Gjermani dhe në Europë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot