Ende nuk dihet se për cilin ekip kombëtar do të luajë Leon Avdullahu në të ardhmen.
Çfarë mendon golashënuesi rekordmen zviceran, ish futbollisti Alex Frei për lojtarin e Hoffenheimit, Leon Avdullahu?
Alex Frei tha për mediumin zviceran “Blick”: "Pyetja nëse ai dëshiron të luajë për Zvicrën apo Kosovën në të ardhmen është diçka që ai duhet ta përgjigjet vetë.
Jam i sigurt: Mundësia për të luajtur një rol të mirë për ekipin kombëtar të Zvicrës në të ardhmen është shumë e lartë".