Prizren – Gjashtë persona përfundojnë në Spital, u rrahen nga tre të tjerë

- Gazeta e Prizrenit

Prizren – Gjashtë persona përfundojnë në Spital, u rrahen nga tre të tjerë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren, pasi të njëjti kanë sulmuar fizikisht gjashtë persona të tjerë.

Si pasojë e lëndimeve, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshje, sulmojnë fizikisht gjashtë meshkuj kosovarë duke u shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve, gjashtë viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Lidhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikator i pistoletës”, thuhet në njoftim.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit