Drejtori i përgjithshëm sportiv i Shkëndijës së Haraçinës, vjen me mesazh motivues në prag të sezonit të ri

- Bota Sot

Drejtori i përgjithshëm sportiv i Shkëndijës së Haraçinës, vjen me mesazh motivues në prag të sezonit të ri

Shkëndija e Haraçinës sot (e shtunë, 23 gusht)  nis një kapitull të ri në në historinë e klubit.

Ata të shtunën udhëtojnë për në Resnjë për ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e dytë kundër Prespës.

Para kësaj ndeshje, drejtori i përgjithshëm sportiv, Sulejman Alimi përmes Open-TV ka uruar të gjithë për fillimin e edicionit të ri.

Ai ka deklaruar se përkrahja për ekipin haracinas është e madhe nga të gjithë përkrahësit e saj.

Alimi gjithashtu ka thënë se është nder dhe krenari për të qenë pjesë e klubit të Shkëndijës.

Ndryshe, familja Alimi janë kontribues të mëdhenj të futbollit në Haracinë edhe në të kaluarën duke lënë gjurmë në klub.

“Shkëndija realizoi një ëndërr të saj, ngjitjen në Ligën e Dytë, aty ku ishin para shumë vitesh, por ambiciet tona këtu nuk përfundojnë.

Tani kemi një mission të ri-ngjitjen në Ligën e Parë. Me përforcimet në afatin kalimtar të verës, me përgatitjet e bëra, me pak fat besoj shumë se mund sigurojmë që këtë verë ngjitjen në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kemi bërë  investime për t’ia arritur qëllimit.

Kam një apel tek të gjithë njerëzit vullnetmirë që të bashkohen rreth Shkëndijës për një qëllim. Lojtarëve, stafit teknik, tifozëve Çlirimtarëve dhe të gjithë dashamirëve të sportit ju dëshiroj një sezon të mbarë dhe me plotë gëzime. Na priftë e mira”, ka deklaruar Sulejman Alimi, drejtor i përgjithshëm sportiv i Shkëndijës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot