Vieri: Napoli është skuadra për t’u mundur

- Bota Sot

Vieri: Napoli është skuadra për t’u mundur

Christian Vieri flet për sezonin e ri të Serie A. Ish-sulmuesi i shuqar italian bëri prognozën e tij në faqet e “Gazzetta dello Sport”: “Napoli ka fituar titullin sezonin e kaluar dhe në teori do të ishte skuadra për t’u mundur, por sot, edhe para përfundimit të merkatos, organika më e plotë dhe më e thellë e gjithë Serie A është ajo e Interit.

Kanë mbetur të gjithë ata lojtarë që katër muaj më parë mundën Barcelonën në një natë të pabesueshme. Po, pastaj ishte finalja e Mynihut, por 5-0 ndaj PSG nuk e fshin vlerën e grupit zikaltër”.

Chivu, njeriu i duhur: “Plagët pas finales së Champions-it kanë qenë të thella, por koha shëron gjithçka. Tani zikaltrit duhet të mendojnë për fitimin e trofeve që iu kanë shpëtuar, duke kujtuar se të luash dy finale Champions-i në tri vite nuk është normale. Pranoj se zgjedhjen e Chivu si trajner nuk e prisja. Pas Simone Inzaghit imagjinoja një trajner më me përvojë, por Interi bëri mirë që ndoqi rrugën e tij. Cristian është i ri, ka ide të qarta, lidership dhe e njeh ambientin. Tani do ta shohim në punë, jam vërtet kurioz”.

Merkatoja e Interit: “Duke nisur nga fakti që nuk ka mbaruar ende, duhet të theksojmë se zikaltrit i kanë mbajtur të gjithë lojtarët kryesorë. Kjo është një pikënisje shumë e rëndësishme. Pastaj, Lookman…

Unë do të përpiqesha ta merrja deri në fund, sepse është një nga më të fortët në Europë dhe do ta bënte skuadrën zikaltër më të fuqishme”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot