Alonso: Jemi vetëm në javën e tretë

- Bota Sot

Alonso: Jemi vetëm në javën e tretë

Pa dashur të zbulojë shumë, por duke theksuar autoritetin e tij, Xabi Alonso foli në konferencën për shtyp para sfidës Oviedo-Real Madrid.

Trajneri madrilen nuk deshi të tregojë nëse Mastantuono do ta nisë nga minuta e parë: “Kushdo që është në listën e grumbullimit mund të jetë titullar”.

E njëjta përgjigje edhe për Vinicius, për të cilin u pyet nëse është i paprekshëm: “Për mua sezoni dhe kjo etapë kanë nisur tani. Kemi luajtur vetëm një ndeshje. Vendimet për formacionin dhe kush luan janë vetëm dhe ekskluzivisht të miat”.

Ai sqaroi gjithashtu se mungesa e Rodrygo ndaj Osasunës nuk ishte asnjë urdhër nga klubi, për ta shtyrë drejt largimit:

“Të gjitha vendimet janë të miat, vetëm unë i marr”.

Për ndeshjen ndaj Oviedo: “Për ta është një ndeshje speciale, por edhe për ne është e rëndësishme të vazhdojmë të rritemi dhe të jemi konkurrues jashtë fushe.

Jemi vetëm në javën e tretë, por e presim me interes ndeshjen në fjalë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot