Ylli i Chelseat konfirmon rinovimin e kontratës

- Bota Sot

Ylli i Chelseat konfirmon rinovimin e kontratës

Mbrojtësi spanjoll, Marc Cucurella ka konfirmuar se ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Chelsean.

Përveç transferimeve të reja këtë verë, drejtuesin e Bluve kanë vazhduar edhe me rinovimin e kontratave për lojtarët e rëndësishëm, ku njëri ndër ta ishte Cucurella.

“Po, ka mbaruar. Ne e bëmë tashmë”, ka thënë Cucurella pas fitores 5-1 të Chelseat ndaj West Ham të premten mbrëma.

“Jam shumë i lumtur, klubi më dha besim dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Shpresoj të kem një vit të mrekullueshëm”.

Lidhur me ambiciet për sezonin, ai ndau optimizmin e tij për një sezon pozitiv.

“Mendoj patjetër. Duke pasur një skuadër të fortë si ajo, me Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier, në pozicione të ndryshme, atëherë të gjithë do të jenë të rëndësishëm për të arritur diçka të madhe”, përfundoi spanjolli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot