Bujar Asllani qysh herët nisi rrugëtimin kundër regjimit serb.
Së pari si futbollist i gjeneratës së sakrificës, pastaj iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Si futbollist ishte prej më të disiplinuar në fushën e lojës si në kohën e okupimit po ashtu edhe në vitet e pasluftës.
Sulmues i krahut dhe shumë i rrezikshëm për rivalët.
Në janar të vitit 1999 i bashkohet radhëve të UÇK-së, brigadës 138 “Agim Ramadani”.
Në fushëbetejë kundër ushtrisë, milicisë dhe paramilitarëve të okupatorit serb.
I suksesshëm në futboll, i suksesshëm në vijë të frontit.
Aktualisht jeton e vepron në Ferizaj dhe është punëtor i Gjykatës Themelore në Ferizaj.