Armando Brojës i duhet të presë ende për të bërë debutimin me Bërnlin.
Ashtu si në ndeshjen e parë edhe në duelin e sotëm ndaj Sandërlendit, Broja nuk është as në stol për Bërnlin.
Futbollisti i Kombëtares është pjesë e lojtarëve që mungojnë, ndërsa arsyeja tregohet të jetë mungesa e formës fizike për të qenë gati në ndeshje.
Sulmuesit shqiptar i duhet ende kohë, për të rikthyer në gjendje optimale dhe për të qenë gati për të dhënë kontributin e tij në fushën e blertë.