Asllani rrezikon ndeshjen e parë ndaj Interit

- Bota Sot

Asllani rrezikon ndeshjen e parë ndaj Interit

Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Torinos, megjithëse ende jo në mënyrë zyrtare. Mesfushori shqiptar ka arritur marrëveshjen me klubin torinez, me të cilin kaloi edhe vizitat mjekësore.

Por zyrtarizimi ende mungon, çka vë në rrezik disponueshmërinë e tij për ndeshjen e parë në Serinë A.

Për ironi të fatit, kundërshtari i parë për këtë sezon do të jetë pikërisht ish-skuadra e tij.

Por, si pasojë e burokracisë së Interit, Asllani mund të mos jetë në dispozicion kundër nënkampionëve të Italisë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi zikaltër nuk ka dërguar ende dokumentet për regjistrimin e lojtarit.

Për këtë asrsye, mesfushorit shqiptar mund t’i duhet më presë më gjatë për të zbritur në fushë me fanellën e Torinos.



Lexoni të gjitha në Bota Sot