Sulmuesi i talentuar korçar, Skerdi Xhixho, do të vijojë karrierën te skuadra e Kastriotit në Kategorinë e Parë.
20-vjeçari i cili së fundmi ishte pjesë e të rinjve të Skënderbeut, ku edhe u shpallën kampionë me bashkëmoshatarët e tij, do të kërkojë të lerë gjurmë në Kategorinë e Parë me fanellën e skuadrës krutane të drejtuar nga trajneri Ndreu.
Xhixho është huazuar nga klubi korçar, teksa i është besuar menjëherë vendi i titullarit në duelin ndaj Besës së Kavajës.
Së bashku me Dejvid Kapllani dhe Edmond Hoxhën do të krijojnë repartin ofensiv te skuadra krutane.