Shkëndija synon vazhdimin e serisë pozitive në kampionat

- Bota Sot

Shkëndija synon vazhdimin e serisë pozitive në kampionat

Të dielën për herë të parë Shkëndija në një ndeshje zyrtare do të ndeshet me Arsimin e Çegranit në një duel ku rivalitet do të ketë vetëm gjatë 90-të minutave të lojës. 

“Shkëndija synon vazhdimin e serisë pozitive në kampionat, ku kemi dy fitore

Dueli me Arsimin vjen 3 ditë pas duelit me Ludogoretsin në Evropë

Arsimi i Çegranit ka barazim dhe humbje las dy xhirove të para në elitë”, njofton klubi.

Mungesa:

Fiton Ademi dhe Kamer Qaka janë jashtë kombinimit për këtë ndeshje shkaku i lëndimeve. Shqetësime të lehta nga ngarkesat fizike ndjejnë Fabrice Tamba dhe Reshat Ramadani. Aktivizimi eventual i tyre do të vendoset para fillimit të ndeshjes.
Rikthehet:

Atdhe Mazari është federuar dhe do të jetë në kombinim për lojë. Stafi teknik do të vendos nëse do t’i jepet shansi për të debutuar..



Lexoni të gjitha në Bota Sot