Fisnik Asllani - lojtar i ndeshjes në përballjen Bayer - Hoffenheim

- Bota Sot

Fisnik Asllani - lojtar i ndeshjes në përballjen Bayer - Hoffenheim

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, e ka nisur në mënyrën më brilante edicionin e ri në njërën nga ligat më të forta në botë, Bundesliga I.

Asllani shënoi dhe asistoi në golin e dytë të skuadrës së Hoffenheimit, e cila ngadhënjeu në Leverkusen me rezultat 2:1 ndaj Bayerit.

Asllani ishte i pakapshëm për mbrojtjen rivale duke shënuar në minutën e 25-të dhe asistoi në golin e dytë në minutën e 52-të. 

Faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, Asllanin e shpallur lojtar të ndeshjes.

Asllani është vlerësuar me notën më të madhe, 7.8.



Lexoni të gjitha në Bota Sot