Elbasani ka fituar minimalisht me rezultatin 1-0 përballë Flamurtarit.
Mjaftoi autogoli i Hoze Rodrigez në pjesën e parë, për t’i dhënë 3 pikët verdhebluve.
Skuadra e Ivan Gvozdenoviç bëri mjaft mirë duke e merituar fitoren.
Në anën tjetër, Flamurtari ishte larg pritshmërive dhe pse me merkato të bujshme.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e parë. Dhe kështu nis rrugëtimi i të dy skuadrave.