Bruno Lulaj u zgodh “Lojtari i ndeshjes” në takimin mes Elbasanit dhe Partizanit. Edhe pse ai nuk ishte në gjendje të shënonte, sërish u tregua i saktë në detyrat defensive:
“Sigurisht që fillimi i mbarë është gjysma e punës. E treguam se jemi shumë mirë të përgatitur. Gjëja pozitive është se u ruajt boshti i ekipit. Kanë ardhur disa lojtarë të rëndësishëm. Kemi punuar shumë në fazën përgatitore, se si të ndërtojmë nga poshtë.
Përsa i përket kontigjentit, jemi të plotësuar. Mos të harrojmë se edhe Musta mund të luajë në prapavijë. Përas i përket performacave individuale, ne e filluam kampionatit vjet 11 ndeshje pa humbje.
E rëndësishme është faza ofensive. Mendoj se kemi krijuar raste, kjo është e rëndishme. Golat do vijnë. Fillimi i kampionatit është i vështirë, por do përmirësohemi”. .