Spanjë/ U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në ishujt Balearik

- Bota Sot

Spanjë/ U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në ishujt Balearik

Të paktën 12 emigrantë nga vendet e Magrebit rezultojnë të zhdukur pasi u hodhën në det nga një varkë që po udhëtonte drejt Ishujve Balearik. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, katërmbëdhjetë persona u shpëtuan nga varka që ndodhej 58 kilometra në jugperëndim të ishullit të Cabrerës.

Sipas ekipeve të shpëtimit, 12 emigrantë u hodhën në ujë dhe nuk u gjet asnjë gjurmë.

Autoritetet kanë nisur hetime për të identifikuar personat që rezultojnë të zhdukur. Që nga fillimi i vitit, mbërritjet e emigrantëve nga Afrika e Veriut në Ishujt Balearik janë rritur, sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme Spanjolle.

Deri më 15 gusht, 4,323 persona kishin mbërritur në arkipelag, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar mbërritjet ishin 2,443, një rritje prej 77%.



Lexoni të gjitha në Bota Sot