Në turneun ndërkombëtar të xhudos në Banska Bistrica të Sllovakisë, vajzat e Kosovës treguan edhe një herë talentin e tyre.
Nga ky turne, ekipi i Kosovës u kthye me tri medalje – një të artë dhe dy të bronzta.
Fatjona Kasapi (-57 kg) fitoi medaljen e artë, kurse Dëbora Gjakova (-63 kg) dhe Estea Arifaj (-48 kg) u stolisën me medalje të bronzta.
Ndërkaq, Erlule Musaj (-57kg) arriti të renditet në vendin e pestë.
Federata Kosovare e Xhudos njoftoi se bashkë me to udhëtuan edhe kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajneri Fatos Tabaku. /KK