Barcelona ka fituar në frymën e fundit në Valencia me rezultat 3:2 ndaj Levantes.
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit dhe Levante ishte në presion gjatë gjithë kohës, ku pësoi humbje në çastet e fundit.
Levante avancoi me rezultat 2:0 në pjesë e parë duke iu falënderuar golave të futbollistëve Romero (15) e Morales (45+7 nga penalltia).
Barcelona sulmoi me të gjitha forcat dhe pa ndalur në 45 minutat e pjesës së dytë.
Minutat e parë të pjesës së dytë ishin efektiv për Barcelonën.
Në minutën e 49-të Pedri nga rreth 22-23 metra me një goditje të fuqishme ka shënuar në këndin e epërm të majtë, 2:1.
Pas tre minutave (52’) Barcelona ka barazuar me golin e Torres i cili ishte brenda 16-shit dhe me goditje të fortë shtangu vendasit.
Në minutën e 90+1 Elgezabal ka shënuar augotol e për fitoren e Barcelonës duke lënë të “ngrirë” tifozët vendas.
Barcelona triumfoi me përmbysje spektakolare
Barcelona kryeson me 6 pikë pas javës së dytë në kampionatin spanjoll, ndërsa Levante renditet në pozitën e 18-të me 0 pikë.