Ndjek Ronaldon dhe Yamalin, ja lëvizja e fundit e dhëndrit të Kosovës

- Bota Sot

Ndjek Ronaldon dhe Yamalin, ja lëvizja e fundit e dhëndrit të Kosovës

Karim Adeyemi apo dhëndri i Kosovës, ka ndryshuar përsëri agjentin e tij, duke iu bashkuar yjeve globalë Cristiano Ronaldo dhe Lamin Jamal, me kalimin te agjencia e Jorge Mendes.

Një raport konfirmoi të premten se Adeyemi ka ndryshuar përsëri përfaqësimin e tij, duke shënuar kalimin e tij të tretë të agjencisë brenda vetëm 12 muajve. 23-vjeçari tani ka nënshkruar me super-agjentin e njohur portugez Mendes.

Mendes, një nga figurat më ndikues në futbollin botëror, përfaqëson një numër lojtarësh elitë duke përfshirë Ronaldon, Yamalin, Vitinjan, Ruben Dias dhe Bernardo Silvan.

Me këtë lëvizje, Adeyemi i bashkohet një grupi ekskluziv të yjeve globalë.

Ky ndryshim i fundit vjen vetëm disa muaj pasi Adeyemi iu bashkua agjencisë gjermane ROOF në shkurt 2025.



Lexoni të gjitha në Bota Sot