Lojtari shqiptar në Iran për 1 milionë euro

- Bota Sot

Lojtari shqiptar në Iran për 1 milionë euro

Kjo epokë mbeti prapa. Koreja e Jugut tashmë është e kaluara për Jasir Asanin, bashkë me shkëlqimin e veçantë, sidomos në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Ylli I kombëtares shqiptare ka kaluar në Iran, te klubi Esteglal, pasi udhëhoqi ish-ekipin e tij, Kuangju deri në çerekfinale të Championsit aziatik duke shënuar 9 gola në 10 ndeshje, e duke realizuar 8 rrjeta e shërbyer dy asistë në 22 ndeshje të kampionatit koreano jugor këtë vit.

Futbollisti mbërriti në Iran dhe foli pak e thjeshtë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mendoj se kam ardhur në klubin më të madh në Azi. Mezi pres të shoh familjen blu. Shpresoj ta ndihmoj ekipin të realizojë një sezon të madh”.

Pas kësaj ai u prezantua në klubin që e ka qendrën në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Lajmet janë që Asani firmosi kontratë dyvjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër, ndërsa besohet se për kartonin e tij u paguan 1 milionë euro, diçka më pak sesa vlera që ka në treg.

Kjo, sepse Kuangju ishte në vështirësi financiare dhe sepse kontrata e lojtarit ofensiv të Shqipërisë përfundonte në dhjetor të këtij viti.

Asani do të luajë në skuadrën më të shquar të Iranit, që ka fituar 9 tituj, 8 Kupa dhe dy Champions të Azisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot