Superliga e Kosovës vazhdon me xhiron e dytë – vëmendja në kryeqytet

- Bota Sot

Superliga e Kosovës vazhdon me xhiron e dytë – vëmendja në kryeqytet

Albi Mall Superliga rikthehet këtë vikend me xhiron e dytë, ku do të zhvillohen disa përballje tejet interesante. 

Vëmendja do të jetë në kryeqytet, aty ku me fillim nga ora 20:45 do të takohen Prishtina dhe Llapi. 

Do të luhet gjithashtu edhe në Klinë, ku Dukagjini do të jetë nikoqir i Gjilanit në kërkim të fitores së parë këtë sezon. 

Ekipi i promovuar këtë sezon në elitë Prishtina e Re, do të pëballet me Ferizajn dhe do të synojë të vazhdojë me fitore pas triumfit që arritën ndaj Malishevës. 

Sfidë tejet interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ballkanit dhe Malishevës, duke ditur se që të dyja ekipet gabuan në xhiron e parë. 

Ndërkohë ndeshja mes Dritës dhe Drenicës nuk do të luhet sipas orarit të paraparë pasi ajo është shtyrë për shkak të angazhimeve të klubit gjilanas në arenën evropiane./



Lexoni të gjitha në Bota Sot