Liverpoolit i kërkohet të refuzojë Isakun në favor të nënshkrimit me yllin e La Ligas

- Bota Sot

Liverpoolit i kërkohet të refuzojë Isakun në favor të nënshkrimit me yllin e La Ligas

Liverpool është në kërkim të një sulmuesi të ri këtë verë dhe objektivi kryesor i “Të Kuqve” është ylli i Neëcastle United, Alexander Isak. 

Ish-sulmuesi i Real Sociedad është po aq i interesuar për t’u transferuar në “Anfield”, mirëpo ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes dy klubeve. 

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Neëcastle kërkon 150 milionë euro për kartonin e Isak, i cili thuhet se ka hyrë në grevë për të detyruar transferimin. 

Deri më tani, Liverpool nuk ka bërë ndonjë lëvizje serioze për t’iu afruar kësaj shume, gjë që mund të detyrojë drejtuesit e klubit të kërkojnë alternativa të tjera. 

Sipas gazetarit të Liverpool Echo, Paul Gorst, një nga alternativat më të mira mund të jetë sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez. 

“Sa gatishmëri ka për të testuar vendosmërinë e Atletico Madrid për Julian Alvarez? Sulmuesi argjentinas do të ishte një zëvendësim ideal për Isak, nëse Liverpool detyrohet të pranojë se transferimi i 25-vjeçarit është i paarritshëm”. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot